Pozita: Operator – Shitës i Sigurimit Kufitar në Pikën Kufitare Vermice

Pozita: Operator – Shitës i Sigurimit Kufitar në Pikën Kufitare Vermice

Përshkrimi i shkurt i Punës:
1. Ngarkohet dhe shkarkohet me polica kufitare çdo ditë nga koordinatori,
2. Shet polica kufitare në pajtim me tarifat e parimeve në fuqi,
3. Pas përfundimit të orarit të punës ia dorëzon me shkrim primin e inkasuar së bashku me kopjen e policave të shitura, atyre në stok dhe programin kompjuterik,
4. në fund të orarit të punës i dorëzon operatorit përgjegjës të ndërrimit shumën e saktë të parave nga policat e shitura dhe të parave që shërbejnë për barazim dhe numrin e saktë të policave të shitura dhe atyre në stok për të cilat nënshkruhen në ditarin përkatës,
5. është përgjegjës për gjendjen e inventarit gjatë ndërrimit në të cilin punon.

Kualifikimet dhe Përvoja:
1. Shkollë e lartë apo e mesme,
2. Preferohet një vit përvojë pune,
3. Njohja e punës me kompjuter.
4. Njohja e gjuhës angleze e preferueshme.

Informacion Shtesë:
1. Fleksibilitet ne pozicionin e punës dhe marrjen e përgjegjësive shtese sipas nevojës, 2. Mundësi për t’u rritur profesionalisht,
3. Mjedis pune bashkëpunues,
4. Orari i punës me ndërrime,
5. Kohëzgjatja e kontratës për tri (3) pozita të punës, kohëzgjatja do të jetë një (1) vit, ndërsa për gjashtë (6) pozita të punës kohëzgjatja e kontratës do të jetë nga data 01.07.2025 deri me datë 31.08.2025 (me mundësi vazhdimi)
6. Preferohet që kandidati të jetë nga regjioni i Prizrenit për shkak të natyrës së punës e cila kryhet në pikën kufitare në Vërmicë.

Si të aplikohet: 
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në butonin “Apliko Këto (qe mund te pershtatet)” dhe/ose përmes email: [email protected] me përshkrim “Operator i Shitjes në Pikën Kufitare në Vërmicë”, deri më datën 01/06/2025.