Details

PageModels


Content

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për Zbatimin e Sistemit Bonus-Malus në sektorin e sigurimeve, lidhur me sigurimin e detyrueshëm ndaj auto-përgjegjësisë, në pajtim me autorizimet ligjore.

Plotësim/ndryshimi i Rregullores për Zbatimin e Sistemit Bonus-Malus ka adresuar çështjen e aplikimit të një shkallë më të ulët të bonusit me rastin e vonesës së regjistrimit të automjetit, e që kërkonte që i siguruari të paguajë prim më të lartë të sigurimit, megjithëse nuk ka pasur aksident të raportuar në trafik.

Rregullorja e ndryshuar është miratuar në mbledhjen e Bordit të BQK-së të datës 25 qershor 2025, me efekt nga data 4 gusht 2025, për të siguruar kohën e nevojshme për zbatim në aspektin teknik në sistemin informatik që administrohet nga Byroja Kosovare e Sigurimit, në pajtim me kompetencat e ligjore. Rregulloren e rishikuar mund të gjeni në linkun në vijim: [Plotësimi dhe ndryshimi i Rregullores për zbatimin e sistemit bonus-malus] të web-faqes së BQK-së.

Në kuadër të procesit të rishikimit të kësaj rregulloreje është konsideruar edhe komunikimi zyrtar me Avokatin e Popullit.

BQK sipas mandatit të saj kushtetues dhe ligjor, mbetet e përkushtuar dhe angazhuar në përmirësimin e vazhdueshëm të kornizës ligjore, në funksion të zbatimit të mandatit të saj, duke përfshirë zhvillimin e një sektori të qëndrueshëm dhe efikas të sigurimeve që siguron mbrojtjen së policëmbajtësve.




Can I request a refund?

Yes, you have up to 30 days to request a refund. See our TC for details.
BQK sipas mandatit të saj kushtetues dhe ligjor, mbetet e përkushtuar dhe angazhuar në përmirësimin e vazhdueshëm të kornizës ligjore, në funksion të zbatimit të mandatit të saj, duke përfshirë zhvillimin e një sektori të qëndrueshëm dhe efikas të sigurimeve që siguron mbrojtjen së policëmbajtësve.

What data do you store?

We use some anonymized visitor stats for the purpose of improving the service reliability. See our Privacy Policy for more information.

Are all products organic?

We do our best to ensure all ingredients are organic, but some exceptions are listed on each product page under "ingredients".

Name
Novende
CreatedDate
18.8.2025 2:12:15 e pasdites
Order
2
ImageUrl
/image/b3ce727d-a98a-4f83-9ee0-3c11f9d9bf09.jpg
Edit | Back to List