Njoftim me rëndësi për policat e Sigurimit Kufitar

Blej Online

Sigurimi kufitar për autoveturat dhe motoçikletat me targë të huaj të regjistruar në emër të personave fizik mbulohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të masave për rimëkëmbje ekonomike të shkaktuar si pasojë e pandemisë COVID-19.
Periudha e pajisjes me policë të sigurimit fillon me datë 01.08.2020 dhe përfundon me datën 31.12.2020.
Polica e sigurimit bëhet efektive në momentin e lëshimit dhe pranimit nga i siguruari dhe është valide një (1) muaj nga data e lëshimit.
Subvencionimi nga Qeveria e Kosovës nuk zbatohet për automjetet /motoçikletat e regjistruara në Republikën e Malit të Zi, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Serbisë.
Subvencionimi nga Qeveria e Kosovës nuk zbatohet për të gjitha llojet e mjeteve motorike me të cilat zhvillohet veprimtari ekonomike – të regjistruara në emër të personave juridik.
Polica e sigurimit mund të shkarkohet në platformën elektronike (online) të Byrosë Kosovare të Sigurimit. Polica e sigurimit në formë fizike mund të merret në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimit në të gjitha pikat kufitare.


 

Information Center

Regjistri i të gjitha mjeteve motorike të autopërgjegjësisë të regjistruara në Kosovë

Copyright 2012, Byroja Kosovare e Sigurimit