Nga data, 1 korrik, ka filluar zbatimi i mbulimit të kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje.
Polica 1-mujore e sigurimit për të gjitha automjetetet deri në 9 pasagjerë mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare hyrëse.
Sipas këtij vendimi nga data 1 korrik, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.
Polica e subvencionuar do të subvencionohet për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse.