Thirrje për angazhimin e tre avokatëve për përgatitjen e propozimeve për përmbarim

Thirrje për angazhimin e tre avokatëve për përgatitjen e propozimeve për përmbarim

BKS synon të angazhojë tre avokatë për përgatitjen e propozimeve për përmbarim, sipas lëndëve që u caktohen nga BKS.

 Kushtet e detyrueshme për aplikim

 Të jetë avokat i regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës, me të drejtë aktive të ushtrimit të profesionit.

  1. Të ketë të paktën dy vite përvojë profesionale si avokat.
  2. Të ketë përvojë të dokumentuar në përgatitjen e propozimeve për përmbarim.
  3. Të deklarojë konfliktet e mundshme të interesit, veçanërisht përfaqësimin aktual të palëve me interesa të kundërta me BKS në lëndët që mund t’i caktohen.
  4. Të pranojë detyrimin për ruajtjen e konfidencialitetit dhe mbrojtjen e të dhënave të dosjeve.

Dokumentet që duhet të dorëzohen

 CV profesionale.

  1. Dëshmi për regjistrimin dhe statusin aktiv në Odën e Avokatëve të Kosovës.
  2. Përshkrim të përvojës në lëndë përmbarimore, me numër të përafërt të lëndëve të trajtuara dhe rolin konkret të avokatit, pa zbuluar të dhëna konfidenciale të klientëve.
  3. Plan të shkurtër pune që tregon sa dosje mund të shqyrtojë në muaj dhe afatin e propozuar për përgatitjen e një propozimi pas pranimit të dokumentacionit të plotë.
  4. Deklaratën për konflikt interesi dhe konfidencialitet.

Aplikimet janë të hapura deri më 1 Tetor 2026. Ju lutemi që dokumentet tuaja t'i dërgoni në: [email protected]