Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) fton të gjitha palët e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për blerjen e automjetit në pronësi të BKS-së, sipas të dhënave në vijim:
- Marka: Dacia
- Modeli: Sandero
- Targat: 01-364-JM
- Viti i prodhimit: 2017
- Motori: 1.5 Diesel (66 kW)
- Karburanti: Dizel (EURO 6)
- Ngjyra: E bardhë
- Kilometrazhi aktual: 248,581 km
Automjeti është mirëmbajtur rregullisht, nuk ka qenë i aksidentuar dhe është në gjendje të mirë teknike.
Çmimi fillestar i shitjes: 4500€.
Palët e interesuara mund ta inspektojnë automjetin më 20 korrik 2026 deri me datë 23 Korrik 2026, nga ora 10:00 deri në 12:00, në objektin e Byrosë Kosovare të Sigurimit në Prishtinë.
Ofertat duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur deri më 24 korrik 2026, ora 16:00, në adresën e Byrosë Kosovare të Sigurimit, me shënimin:
"Ofertë për blerjen e automjetit Dacia Sandero – Mos e hap para hapjes zyrtare të ofertave."
Fitues do të shpallet ofertuesi që paraqet ofertën me çmimin më të lartë, me kusht që oferta të mos jetë më e ulët se çmimi fillestar i përcaktuar.
Automjeti shitet në gjendjen faktike në të cilën ndodhet.
Për informata shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë Byronë Kosovare të Sigurimit gjatë orarit zyrtar të punës.